E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 vjet nga tmerri i Otrantos

Disa muaj me vone u rikuperuan 83 trupa nga fundi i detit - shumica e te cileve gra dhe femije - qe ishin strukur nen mbulesa per tu mbrojtur nga era dhe i ftohti gjate lundrimit. Mendohet qe te mbyturit te kene qene 108

Kane kaluar 14 vjet nga ngjarja e tmerrshme e Otrantos ku mbi 100 shqiptare shumica gra e femije te strukur ne anijen Kater i Rades tentonin te kalonin Adriatikun ne perpjekje per ti shpetuar kaosit qe perfshiu Shqiperine.


Dje media shqiptare botoi disa artikuj rreth ngjarjes makabre sot po sjellim nje shkrim te agjencise italiane ANSA rreth ngjarjes per te kuptuar si e percjellin mediat fqinje kete vend. E sigurt eshte qe ne shqiptaret harrojme shpejt...


Kane kaluar tashme 14 vjet. Ne vitin 1997 pasi Shqiperia kaloi ne shok total pas shembjes se firmave piramidale shpertheu vala e refugjateve drejt Puglias nepermjet detit Adriatik. Italia tentoi te reagonte me force duke derguar anije ushtarake per ndalimin e eksodit. Rezultati


Deti u transformua ne nje lum te vdekurish me 28 mars 1997 e premtja e shenjte per katoliket anija Kater i Raders u mbyt pas perplasjes me anijen luftarake italiane Sibilla. Rreth njeqind te mbytur shumica gra dhe femije dhe vetem 34 te mbijetuar.


Koha kur ndodhi perplasja mes Kater-it dhe Sibilla-s ishte plot emergjenca per shqiptaret me mijera shqiptare po largoheshin nga Shqiperia. Ngjarja e rende ne kanalin e Otrantos provokoi polemika mbi te gjitha u kerkua te sqaroheshin direktivat e qeverise kryesuar asokohe nga Romano Prodi per urdhrat e dhena Marines Ushtarake Italiane mbi menyren e ndalimit te barkave qe lundronin pertej Adriatikut.


Ngjarja dhe polemikat e shumta frymezuan dhe Nanni Morett-in per filmin Prilli ne vitin 1998. Ne skenat e filmit protagonisti u kundervihet drejtuesve te se majtes ne qeverine e Prodit qe dezertojne sipas skenarit nga vendi i tragjedise se anijes Kater i Rades.
Kishin te benin apo jo direktivat e qeverise fakt eshte qe nen gjykim doli komandanti i anijes Sibilla se bashku me shqiptarin qe presupozohej te ishte ne komanden e Kater-it i cili nuk e pranoi asnjehere faktin e te qenit ne drejtimin e motobarkes me akuzen per vrasje te shumefishte pa paramendim.


U deshen tete vjet per vendimin Gjykates se shkalles se pare 19 mars 2005 . Gjykata e Brindisit denoi me 3 vjet heqje lirie kapitenin e marines ushtarake italiane dhe 4 vjet heqje lirie per komandantin e presupozuar te Kater.


Gjate procesit te apelit ne shtator 2010 ne Lece prokurori kerkoi shkarkimin nga detyra per komandantin italian dhe konfirmimin e denimit per shqiptarin. Gjate procesit kane dale para trupit gjykues disa te mbijetuar dhe familjare te viktimave te cileve iu eshte akorduar nje kompensim prej 20.000 euro per cdo viktime ne baze te grades farefisnore dhe 13.000 euro te mbijetuarve.


Anija Kater i Raides kishte lene portin e Vlores rreth ores 1600 me 28 mars 1997. Ajo ishte nje anije e vjeter ruse e gjate rreth 21 metra dhe e gjere tre metra dhe ishte vjedhur nga grupet kriminale qe drejtonin trafikun e klandestineve ne portin jugor te Sarandes. Ne bord te anijes ishin me shume se 120 persona. Disa muaj me vone u rikuperuan 83 trupa nga fundi i detit - shumica e te cileve gra dhe femije - qe ishin strukur nen mbulesa per tu mbrojtur nga era dhe i ftohti gjate lundrimit. Mendohet qe te mbyturit te kene qene 108.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›