E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshja e Chelseat, më të mirët e muajit

Dyshja e Chelseat, Carlo Ancelotti dhe David Luiz janë shpallur trajneri dhe lojtari më i mirë i muajit pas katër javesh intesive.
 

Menjëherë pasi ka arritur në Angli gjatë transferimit në janar, Luiz ka pasur një start të shkëlqyer me ekipin e tij të ri, duke shënuar dy gola kundër rivalëve Manchester City dhe Manchester United, duke mbajtur shpresat gjallë në luftën për titull.
 

Ndërkohë, Ancelotti ka fituar çmimin si menaxheri i muajit për të dytën herë këtë sezon,duke tejkaluar skuadrën e strategut italian, Roberto Mancini, ne te cilen Chelsea ngritet në pozitën e tretë me 54 pikë të mbledhura.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›