E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha vijon fushatën në Tiranë, premton investime në punësim

I zgjedhuri i PD-së për të mundur Edi Ramen, Lulzim Basha, këmbëngul në realizimin e premtimeve të tij elektorale. Gjatë një takimi me banoret e njesisë Bashkiake numër 2, Lulzim Basha ka perseritur premtimin për të hapur 30 mijë vende pune, nëse zgjidhet kryemenaxher i Tiranës ose në të kundërt nuk do te rikandidojë për ketë post. Gjithashtu, gjatë vizites në këtë zonë, kandidati demokrat ka shprehur mbështetjen për biznesin e vogël duke persëritur se do të ulë taksat.
 

Pjesë e projektit Basha për kryeqytetin ka qënë edhe rregullimi i transportit publik.Ndërkohë që gjatë një takimi të organizuar nga federata e mundjes, Lulzim Basha ka vënë në dukje se nuk do te lejë jashtë vemendjes sportin.
 

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës ka takuar edhe studentet e Universitetit të Tiranës , në takimin me të cilët është promovuar edhe slogan i ri: “Basha per të rinjtë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›