E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohen për vjedhje në një banesë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim një tjetër

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të enjte nga policia e Durrësit. Ai së bashku me një person tjetër, po 44-vjeçar dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në një banesë.

Bashkëpunëtori i 44-vjeçarit është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin J. I., 44 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin D. B., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpumim me njëri-tjetrin kanë vjedhur sende të ndryshme në një banesë”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›