Dyshohet për helmim në liqenin e Gazivodës

Dyshohet se është helmuar liqeni i Gazivodës në veri të Mitrovicës. Nga ky liqen furnizohen me ujë të pijshëm komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” në Mitrovicë për këtë dyshim.
Ky liqen është më i madhi në Kosovë me një sipërfaqe prej 11,9 kilometra katrorë dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash.