Robinho në Bayern Munich?

Sipas një raporti nga web faqja gjermane 4-4-2.com, Rossoneret mund të vendosin ta shesin Robinhon në verë dhe Bayern Munich ka treguar tashmë interesimin e tyre për brazilianin.
Duket se një marrëveshje është arritur tashmë në mes të dy palëve, dhe Bayerni do të jetë gati për ti dhënë Milanit 15 milion euro plus Toni Kroos (21) ose Breno Borges (21) në këmbim me Robinhon.
Binho u bashkua me Rossoneret nga Manchester City për 18 milion euro, shumë vonë në gusht dhe u bë pjesë përbërëse e sistemit të Massimiliano Allegrit.
Robinho ka luajtur kryesisht si një mesfushor sulmues dhe Milani është duke planifikuar të nënshkruajë me Paulo Henrique Ganso këtë verë, dhe që 27-vjeçari mund të bëhet i tepërt në Milano.