E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen prona me vlerë miliona euro të një personi 45-vjeçar

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka vënë nën sekuestro disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Masat janë marrë në kuadër të një procedimi pasuror, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndaj shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në trafik droge.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se konkretisht janë sekuestruar:

Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”,Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vënë në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›