Dyshohet se neglizhuan mjekimin e një 54-vjeçari, nën hetim tre mjekë në Fier

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Tre mjekë në spitalin e Fierit janë vendosur nën hetim, pasi akuzohen se kanë neglizhuar gjatë trajtimit të një pacienti.
Sipas njoftimit të Policisë, tre mjekët janë pezulluar edhe nga detyra. Policia e Fierit ekzekutoi masën “Detyrim paraqitje” të vendosur më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas.
Konkretisht, për shtetasin: B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”; I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”; K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Sipas policisë këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.
/a.f/