E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – UNRWA: Në Gaza vritet një fëmijë çdo orë

GAZA, 26 dhjetor /ATSH-adnkronos/ – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) theksoi se 14 500 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës izraelite në tetor 2023.

Duke cituar të dhënat e UNICEF-it, në një postim në X, UNRWA, të cilën parlamenti izraelit e ka ndaluar të veprojë në Izrael dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, shkruan se ”në Gaza çdo orë vritet një fëmijë”.

”Të privuar nga mësimi, djemtë dhe vajzat e Gazës kalojnë nëpër rrënoja. Koha po ikën për këta fëmijë që po humbasin jetën, të ardhmen dhe mbi të gjitha shpresën”, shkruan UNRWA./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›