E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se pësoi arrest kardiak në paraburgimin në Vlorë, humb jetën në spital 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, kur shërbimet e policisë kanë konstatuar në gjendje të rënduar 32-vjeçarin E. Sh., dhe menjëherë është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, në orën 10:05 është konfirmuar se i riu kishte humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

32-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›