E Martë, 3 Nëntor 2026

Dyshohet se u asfiksuan nga lëndët kimike, përfundojnë në spital punonjësit e kompanisë koreane në Fier

Disa punëtorë dyshohet se janë asfiksuar në ambientet e një kompanie koreane në qytetin e Fierit.

Pak minuta më parë në ambientet e kompanisë kanë shkuar tre autoambulanca dhe forca policie.

Punëtorët dyshohet se janë asfiksuar nga lëndët kimike gjatë procesit kimik të punës që kryhet brenda kësaj kompanie që ushtron prej gati 5 vjetësh aktivitetin dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›