E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit, babai dhe vëllai i Jurgen Karajit apel shtetit: Na ndihmoni ta gjejmë, ta dimë ku e ka varrin…

Babai dhe vëllai i Jurgen Karajt, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e prroit të fshatit Dares, i bëjnë apel shtetit për intensifikimin e kërkimeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, kur automjeti me të cilin po lëviznin dy të rinjtë ka përfunduar në prroin e fshatit Dares. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe është arrestuar nga policia, ndërsa Jurgen Karaj, i cili ishte pasagjer, rezulton i zhdukur prej 9 ditësh.

Pavarësisht kërkimeve intensive nga forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi, në terren nga zona e Ulzës deri në vendin ku automjeti përfundoi në rrjedhën e prroit, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e Jurgenit.

Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, u bëjnë apel institucioneve shtetërore që të shtohen forcat dhe mjetet për gjetjen e Jurgen Karajt. Ata theksojnë se të vërtetën ia kanë lënë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›