E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes, arrestohet 16-vjeçari amerikan

Një djalë 16-vjeçar në New Mexico dyshohet se vrau katër anëtarë të familjes së tij dhe më pas u dorëzua në gjendje të dehur të shtunën, thanë hetuesit.

Policia e shtetit të New Mexicos tha në një postim në Facebook se adoleshenti u arrestua në Belén, pasi ai thirri autoritetet dhe i informoi ata se kishte vrarë familjen e tij.

Kur mbërriti policia, djali, i identifikuar si Diego Leyva, doli nga shtëpia e tij me duart lart dhe në gjendje  të dehur, sipas një deklarate nga hetuesit.

Ai u dërgua në spital për detoksifikim.

Pas trajtimit, ai do të transferohet në një qendër paraburgimi për të mitur dhe do të përballet me akuza për vrasjen e katër personave.

Brenda shtëpisë, oficerët thanë se gjetën një armë në tryezën e kuzhinës dhe trupat e anëtarëve të familjes së vdekur.

Identiteti i viktimave nuk u bë i ditur./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›