E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko, i shitshëm

Drejtori gjeneral i Wolfsburg, Dieter Hoeness, e ka ngritur flamurin e bardhë dhe e ka pranuar se sulmuesi boshnjak mund ta lërë klubin gjerman gjatë kësaj vere.

“Nëse është një problem qëndrimi i tij këtu, mund të largohet. Dzeko nuk është i pashitshëm”, tha ai.

Udhëheqësit e Wolfsburgut nuk dëshirojnë ta mbajnë me zor sulmuesin në Gjermani, andaj duket se kanë vendosur ta shesin, por vetëm me një ofertë të kënaqshme. Së fundmi, ekipi më i interesuar për Dzekon është Juventus, por ai e ka një preferencë të zemrës: Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›