E Diel, 1 Nëntor 2026

Katie Holmes inspirohet nga familja

Aktorja e filmit “Extra Man”, e cila është e martuar me aktorin e famshëm Tom Cruise dhe kanë së bashku një vajzë Suri, thotë se kreativiteti i saj gjithmonë vjen nga dashuria e familjes së saj.

“Çdo ditë e më shumë unë inspirohem nga burri im. Unë inspirohem nga vajza ime dhe nga e gjithë familja”, thotë Holmes, për revistën amerikan OK.

Katie Holmes gjithashtu tha se vajza e tyre Suri mund t’i ndjekë hapat e prindërve të saj dhe të bëhet e famshme kur të rritet.

“Unë e di që vajza jonë do të bëhej një aktore shumë e suksesshme, por ne nuk do të vendosim për të, ajo është e lirë të bëhet çfarë të dëshirojë kur të rritet”, thotë Katie Holmes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›