E Bekojnë pas vdekjes
I përlotur dhe i mbushur përplot frymë ishte aktori kosovar dhe kolegu më i dashur i Bekim Fehmiut, Enver Petrovci.
Nga lotët, ai nuk mund të fliste ndërkaq lajmin për vetëvrasjen e kolegut e kishte dëgjuar më herët, nga të afërmit e tij. Ai ende nuk mund t’i besonte vdekjes së legjendës së aktrimit të Kosovës.
Pas tij ishin edhe një numër i madh i artistëve të tjerë të cilët kishin dalë në orët e mbrëmjes në Prishtinë për të ndezur qirinj për Uliksin (karakterin më të suksesshëm të Bekim Fehmiut), për aktorin i cili shijoi qilimat e kuq të festivaleve më me renome në botë.
Nuk vonoi shumë dhe drejtoresha e Teatrit Kombëtarë të Kosovës, Burbuqe Berisha tha se Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë shtatë ditë zie për Uliksin.
74 qirinj, aq sa vite kishte Fehmiu, do të ndizen për çdo natë pikërisht në orën 21:00, si një libër i zisë do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët (homazh për aktorin e madh).
“E pashë në ekranin e madh para Teatrit Kombëtar. Pashë sa i madh ishte një njëri që nuk e kisha njohur më parë, por që u bë shumë i afërt për mua. Shpërtheva në lot”, tha Luljeta Krasniqi nga Prishtina, e cila më parë nuk kishte pasur rastin ta shikojë aktorin e madh duke luajtur në film.
Bekim Fehmiu, i njohur për një numër të madh të roleve të tij në film dhe teatër, ndërroi jetë në apartamentin e tij në Beograd, në mesditën e ditës së martës.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se aktori kishte bërë vetëvrasje me revolen e tij të regjistruar me leje.
“Unë po ecja me ngadalë drejt Gërmisë, kurse ai vinte nga drejtimi i kundërt, duke vrapuar si një djalosh i ri, me atë staturën e tij prej atleti. Nën hijen e drynave unë nuk e pata njohur, ndoshta pse e kishte një bluzë me kapulaqe, por ai ndaloi dhe më përshëndeti. Pastaj biseduam disa minuta për gjërat e rëndomta, shëndetin dhe familjet.”, ka shkruar në kolumnen e tij të djeshme në Express Shkëlzen Maliqi.
Deri me tani askush nuk i di shkaqet e vetëvrasjes së Bekimit. Një i afërt i aktorit tha dje për Express së disa ditë më parë ai kishte pasur një gjakderdhje në tru. A do të ishte kjo arsye që shtyu atë të bëhet “egjël” i vetvetes?
“Puna e parë që bëra, natyrisht pasi mora vesh për lajmin, ishte të provoja t’i rikujtoj edhe një herë pjesët që i ka luajtur edhe konsideroj se mënyra se si ka zgjedhur t’i japë fund jetës është po aq e dhimbshme dhe po aq ndoshta na bën fajtor që ndoshta s’e kemi bërë krejt atë që ai e ka kërkuar në këtë moshë, mbas asaj karriere të bujshme; e ka kërkuar jo pse ai e ka dashur, por sepse ne konsideroj që ia kemi pas borxh një përkujdesje, një përkushtim më të madh”, tha Jeton Neziraj, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Pritet që trupi i Bekim Fehmiut të kremoset, mirëpo ende nuk dihet se ku do të kryhet kjo ceremoni varrimi, në Beograd apo në Prishtinë.
Sido që të jetë, Bekim Fehmiu do t’i mungojë edhe kinemasë ABC për një kafe. Ai kishte vizituar për çdo vit këtë kinema të vetme pas lufte. Dhe kur gazetarët kuriozë kishin kërkuar intervista nga ai, ai u kishte thënë në “off records”, se kur “filmi i Kosovës të ngjallet – atëherë do të flasë Bekim Fehmiu”.
Telegramet e ngushëllimit
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
“Lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Mirëpo, nami i emrit të tij, vepra kolosale kinematografike që la ai pas vetes, na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.
Ai ka theksuar se Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. “Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave”, thekson Sejdiu, në telegram.
Telegram ngushëllimi familjes Fehmiu i ka dërguar edhe kryeministri Thaçi. "Të tronditur thellë morëm lajmin për vdekjen artistit të madh me famë ndërkombëtare, Bekim Fehmiu. Emri i Bekim Fehmiut ka qenë dhe do të mbetet për kohë të gjatë emblemë e një karriere filmike të suksesshme ndërkombëtare. Kjo na bën të krenohemi me emrin e tij", thuhet mes tjerash në telegram.
Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), Burbuqe Berisha, po ashtu ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen me rastin e ndërrimit të jetës së aktorit.
“Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me rastin e humbjes së njeriut Tuaj të dashur, aktorin tonë të madh z. Bekim Fehmiu. Me krijimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale, aktori Bekim Fehmiu ka bërë emër në mbarë hapësirën artistike dhe kulturore të botës shqiptare dhe ndërkombëtare duke ngritur lartë pietetin më të lartë të identitetit tonë kombëtar”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.
Jeta vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu, janë personifikimi i krenarisë artistike, e i krenarisë kombëtare, si dhe frymëzim artistik për të gjitha gjeneratat”.