Turneu i Vegimit

Përgjatë viteve skena elektronike në Kosovë ka sjellë me qindra DJ. Por janë të paktë ata DJ kosovarë që punët e tyre i kanë treguar jashtë vendit tonë të vogël. Por që nga nesër do të ndodhë diçka e mirë. Njëri prej DJ kosovar, i njohur si DJ Vegim, por edhe me emrin tjetër Toxic Therapy, do të niset në një turne nëse mund të quhet si e tillë në disa vende të botës.
“Të konfirmuara janë: Spanjë me 18 dhe 19 qershor ne festivalin Teknofilia, ku do marrin pjesë edhe performerë tjerë shume te mdhenjë si Dave Clarke, Pascal Feos, Regis, Ignition Technitian, Kazu Kimura, Anderson Noise, Nils Hess, Nathan Coles e shume te tjere”, tregon Vegim Hashimi.
Natën e parë Hashimi do të performojë si Toxic Therapy. Kur performon me këtë emër Hashimi mban një gaz maskë.
“Do performoj live vetëm produkcionet e mia si Toxic Therapy, minimal techno me ca elemente toxice dhe pak pluhur të Prishtinës. Natën e dytë do të perfmormoj si Vegim, pra do të luaj vetëm muzikë techno”, tregon ai. Udhëtimi i tij vazhdon tutje.
Më datë 5 dhe 6 korrik Vegimi do të ndalet në Portugali – Lisbonë.
“Më 17-18 Korrik do të jem në Holandë / Rotterdam ne festivalin Groove To Chill i cili është konfirmuar”, tregon ai.
Pse pak DJ nga Kosova janë prezent në skenën e muzikës në Evropë përkunder faktit se janë në skenë me vite?
“Pra një DJ, apo artist nuk mund të prezentohet vet, se i bjen si ta reklamosh një prej 60.000 llojeve të jogurtit. Mandej faktori tjetër është produkcioni. Ka tani 7 vite që merrem me produkcion të cilat kanë depërtuar thellë nepër skenën botërore dhe vazhdoj të punoj”, shprehet ai. Sipas Vegimit artistët tek ne nuk kanë ndonjë stil të veçant të muzikes, apo ndonjë gjë që e karakterizon prej tjetrit.
“Këtë mundeni me pa edhe vet kur dilni në ndonjë party është muzika e njëjt qe po lëshohet qe 2 vite, house, progressive e cila nuk të jep aspak adrenalinë, e cila ngadalsoi çdo gjë, minimalizoi çdo gjë, bile edhe levizjet e të kercyerit qe nganjehere duket si gjirim i ngadalsuar i asaj cka ishte para 5 apo 8 vitesh me parë”, thotë ai.
Ai nuk do të fajësojë askënd duke e konsideruar edhe veten si pjesë e kaosit.
“Nuk dua ta fajësoj askënd, sepse edhe unë jam pjesë e këtij "kaosi". Në Prishtine ka DJ shumë të mirë dhe të cilet poashtu prodhojnë muzikë shumë të mirë. Psh. Sabb, Totoni e Fatoni tani te njohur me emrin UTILITY”, thotë ai në fund.