E Diel, 1 Nëntor 2026

E Majta u rikthehet kontestimeve për reformën në drejtësi, LSI del kundër PS-së

Lëvizja Socialiste për Interpretim është shprehur dje kundër frymës bipartizane që sipas saj ka mbizotëruar jo vetëm në reformën zgjedhore por edhe atë në sistemin e drejtësisë. Në këtë kuadër, deputeti me i ri i kësaj legjislature në Kuvendin e Shqipërisë, Spartak Braho, e cilësoi dje reformën në drejtësi si të pa qartë dhe tepër konfuze me atë ç'ka duhet të arrihet. Në këtë kuadër ai u shpreh se drafti i paraqitur për votim nga dy partite e mëdha nuk siguron pavarësinë e gjyqësorit nga politika. “Drafti i paraqitur nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk garanton aspak pavarësine institucionale të gjyqësorit nga politika” - theksoi ai. Duke i quajtuar si antikushtetuese propozimet e bëra, Braho u shpreh se LSI-ja nuk voton për projekt-draftin pa u rishikuar. Në këtë kontekst ai shprehu vullnetin e LSI-së për të mbështetur vërejtjet e Uralius si dhe propozimet e bëra nga “Shoqata e Gjyqtarëve”. Sipas tij, LSI-ja e koncepton zhvillimin e kësaj reforme në bazë të një platforme, ku synimet dhe qëllimet strategjike të saj duhet të jenë produkt vetëm i një komisioni të posaçëm kombëtar, bërthama kryesore e të cilit duhen të jenë jo vetëm deputetët, por specialistët e mirfilltë të organeve të drejtësisë, të tjerë jashte tyre, vendas dhe të huaj, të cilët do të piketojnë databasët e drejtimeve kryesore, ku do të ecë reforma, për t'ua dhënë atë të gatshme politikës dhe strukturave parlamentare. “Ajo duhet të sigurojë përmiresim të ndjeshëm të statusit të punonjësit se organeve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve etj,dhe të përmirësojë normat ligjore që lidhen me karrierën , emerimet , ngritjen në detyrë masat ndëshkuese , me trajtimin, pagat , shpërblimet dhe përfitimet financiare”- vijoi më tej ai. Të gjitha këto, nënvizoi Braho, padyshim përveçse një rikonceptimi kërkojnë dhe rinovimin e kuadrit ligjor përkatës. “Gjithashtu reforma duhet të përmirësojë rritjen e rolit, funksioneve, kompetencave dhe organizimit të Konferencës Gjygjësore Kombëtare. Parlamenti i pushtetit gjygjësor në ndryshim nga sa dhe si funksionon sot “ky parlament”. Synimi duhet të jetë zgjerimi i kompetencave dhe funksioneve të këtij organizmi të rëndësishëm”- theksoi Braho.Duke shpjeguar platformën e LSI-së, ish-kryetari i Komisioneve të Ligjeve tha se ë mënyrë të veçantë, duhen përmirësuar kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të KLD-se , me qëllim reformimin e këtij organi në përmbajtje dhe strukturë ,i cili me arnimet e fundit që ju bënë në ligjin përkatës ende s' ka gjetur zgjidhje. Sipas tij ky organ duhet të shfaqe dhe realizoje raporte të qarta të pavarësisë , por dhe të bashkëpunimit me pushtetet e tjera, gjë që kërkon “kirurgji” në legjislacionin aktual dhe përmirsimin e tyre. Edhe Shoqata e Gjyqtarëve ka kontestuar dje projektligjin e miratuar me shumicë votash në komisionin parlamentar të ligjeve. Sipas kryetares së shoqatës, Manjola Bejleri, drafti që do t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka shënuar asnjë standard të qenësishëm duke cënuar në këtë mënyrë pavarësinë e gjyqtarëve dhe integritetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›