E Shtunë, 31 Tetor 2026

E Përhitura shkon në Evropë

Tri adoleshente marrin një udhëtim të shumëpritur drejt Parisit, që shumë shpejt kthehet në një zhgënjim të madh. Çfarë do të ndodhë, do ta shihni në DigiGold.

Të tri adoleshentet me plot elan do të udhëtojnë për në Evropë, por kur futen në një hotel luksoz për t’i shpëtuar shiut, ato zbulojnë se njëra prej tyre i ngjan shumë një princeshe të llastuar, që po qëndron në të njëjtin hotel.

Pas një gabimi të vogël, të tria e gjejnë veten në një udhëtim drejt Monte Karlos, ku do të kalojnë një aventurë të paharruar dhe luksoze.

Një komedi interesante që paraqet një shoqëri të femrave, filmi “Monte Carlo” ka marrë kritika të mira, sidomos për një sjellje të një tregimi për oborrin mbretëror dhe personave të llastuar që vinë nga oborri, përderisa argëtimi në këtë film e bën atë shumë familjar. Filmi është barazuar në një tregim të vitit 1959 dhe mund të thuhet se është më i mirë se “Sex and the City”.

Të tri vajzat e reja do të shkojnë për t’u bërë pjesë e një kompanie në Paris. Ato flasin shumë, kurse në rolin kryesor paraqitet Selena Gomez, e cila deri tani ka luajtur edhe në filma të tjerë të këtij karakteri siç është filmi “Wizards of Waverly Place”. Tashmë Selena konsiderohet si një pop-ikonë e kulturës në Hollywood.

Ajo luan rolin e Grace, që vjen nga Teksasi, një kameriere e cila ka kursyer shumë për të studiuar në Francë. Ajo udhëton për në shtetin francez me shoqen e saj Emma (Katie Cassidy) dhe me motrën e saj nga nëna, Meg (Leighton Meester).

Emma është guximtare, punon me klasë, përderisa Meg është më shumë e brishtë, që jetoi në një klasë të mesme, e cila kërkon krahun e mashkullit për ta larguar nga kriza. Aktoret kanë punët e tyre, por ndonjëherë ato luajnë më mirë se duhet. Grace ka një person që duket krejtësisht si ajo, kjo është Kordelia, një pasanike britanike e cila i dërgon bashkë me shoqet e saj në Monte Carlo. Roli i binjakëve e bën pak atë më të ngurtë kur takohet me persona mbretërorë, por edhe mënyra se si i ndërron ajo veshjet me Kordelia është interesante dhe më ndryshe prej filmave tjerë.

Këtu Gomez luan një rol interesant me dy kahe, që meritë mund të ketë edhe regjisori i filmit Thomas Bezucha, i cili përpiqet që një film të këtillë ta bëjë më mirë sesa kanë qenë realizimet e mëparshme për të njëjtën gjë. Tinejxherët janë ata të cilët mund të kënaqen më së shumti me këtë film.

“Monte Carlo” në fund të fundit është një përrallë në të cilën mund të gjejmë edhe ne vetveten, por për ditë konsiderohet si një përrallë e të “përhiturës” që flet për mosha të ndryshme. Por, në të ka edhe befasi, sidomos kur flitet për Evropën dhe për vetë Monakon në fund të fundit.

Filmi transmetohet nga e hënë në të diel në DigiGold.

MONTE CARLO

Regjia: Thomas Bezucha; skenari:. Bezucha, April Blair dhe Maria Maggenti, bazuar në tregimin e Kelly Bowe; drejtor i fotografisë: Jonathan Brown; montazha: Jeffrey Ford; muzika: Michael Giacchino; dizajner: Hugo Lucyzc-Wyhowski; kostumet: Shay Cunliffe; Producentë: Denise Di Novi, Alison Greenspan, Nicole Kidman dhe Arnon Milchan; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë 48 minuta.

Aktorë: Selena Gomez (Grace/Cordelia), Leighton Meester (Meg), Katie Cassidy (Emma), Cory Monteith (Oëen), Luke Bracey (Riley), Andie MacDowell (Pam), Pierre Boulanger (Theo) dhe Catherine Tate (Aunt Alicia).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›