Forlan mbetet në Inter

Sulmuesi Diego Forlan dëshiron të mbetet në Inter deri në skadim të kontratës së tij. Reprezentuesi uruguaian ka refuzuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi, pas vetëm gjysmë sezoni në Giuseppe Meazza.
“Penarol? Kam edhe shumë vite kontratë me Interin, dhe dua t’i respektoj ato. Dua të mbetem në Evropë e më pas varësisht nga gjendja ime fizike, do të shqyrtoj kthimin në Amerikën e Jugut” deklaroi Forlan për mediat uruguaiane.
Forlan gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua Interit dhe Atletico por ka bërë shumë pak paraqitje me Nerazzurrët për shkak të lëndimeve.