E RËNDË/ 28-vjeçarja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, nënë e tre fëmijëve (EMRI-FOTO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aachen të Gjermanisë, ku një 28 vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani.
Ndërkohë mediet gjermane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa autor i krimit dyshohet se është ish-bashkëshorti i së ndjerës. Disa orë pas ngjarjes, autori 37 vjeçar është dorëzuar në Polici.
Raportohet se çifti janë nga Mitrovica, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve dhe së fundmi ishin divorcuar për shkak të dhunës. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
