E Diel, 1 Nëntor 2026

“Demokracia nuk burgoset”, protestë para Ambasadës shqiptare në Athinë për lirimin e Fredi Belerit

“Demokracia nuk burgoset”, protestë para Ambasadës

Një protestë paqësore është mbajtur ditën e sotme para Ambasadës shqiptare në Greqi, ku kërkohej lirimi nga burgu i fituesit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe mikut të tij Pandeli Kokaveshit.

Kandidati fitues i Himarës dhe Kokaveshi u arrestuan nga autoritetet shqiptare nën akuzën e blerjeve të votave , e më pas u lanë në paraburgim nga Gjykata e Posaçme. Union i Himarës së bashku me disa qytetarë protestuan me parulla para ambasadës.

Në pankarta shkruhet “Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit dhe jo në burgje”, në një tjetër pankartë nga portestuesit shkruhej “Demokracia nuk burgoset”, ndërkohë që anëtarët e Unionit të Himarës kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit dhe Panteli Kokaveshit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›