E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e ‘microchip’, nanotubat prej karboni

Kompjuterët e të ardhmes jo të largët nuk do të kenë më ‘chip’ me silic si ata të sotshmit, por do të bazohen mbi procesorë, të bërë prej tubash nanometrikë prej karboni.

Për këtë janë të bindur shkencëtarët e Ibm, të cilët tek ‘Nature Nanotechnology’ kanë përshkuar prototipin e parë me performancë 'të pranueshme', i destinuar të bëhet model për të ardhmen.

Shkencëtarët e ndërmarrjes amerikane ia kanë dalë të lidhin mbi një ‘wafer silici’ dhjetë mijë tranzistorë, të bërë me nanotuba prej karboni.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›