E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploroni sistemin diellor edhe në 3D

Keni ëndërruar ndonjëherë të zbuloni dhe të udhëtoni në hapësirë? Ndoshta nuk do të keni mundësi t’i përjetoni ato realisht, por për fat të mirë ekziston një aplikacion që i afrohet deri diku kësaj përvoje.

Solar Walk është një aplikacion për iPad që ju mundëson të eksploroni sistemin diellor në 3D në tabletin tuaj.

Përmes tij mund të shihni për shembull një riprodhim të rrathëve të Jupiterit ndërkohë që qëndroni ulur në kolltukun tuaj. Por, përmes këtij aplikacioni, mund të bëni shumë më tepër se sa thjesht të eksploroni.

Ai ofron një numër të madh informacionesh mbi çdo planet dhe satelit. Nëse ekrani i iPad-it tuaj ju duket shumë i vogël, mund ta lidhni atë me televizorin tuaj 3D dhe të përjetoni magjinë e universit në 3D.

Për këtë, ju duhet vetëm një kabël HDMI dhe një adaptues. Aplikacioni është zhvilluar nga Vito Technology dhe kushton 4.99 $ në App Store. /PCWorld Albanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›