E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Ancelotit trajner i Ganes ne 2014-en

Se fundi vjen nje deklarate e Domeniko Ricit nje nga agjentet me te njohur ne futbollin afrikan. Ne programin La Tribu del Calcio ne kanalin Premium Calcio menaxheri italian ka shpjeguar se projekti i Karletos nuk ka lidhje me dashurine e vjeter Bregun e Fildishte por me perfaqesuesen e Ganes. Pjese e stafit te teknikut mund te jete edhe Klarens Sedorf.

Ne fakt Rici foli per nje mesfushor te Milanit qe luan ende. Se bashku me lojtarin ne stafin e Ancelotit do te jene edhe Bruno De Mikelis zevendesi i tij te Milani dhe se fundi te Celsi si dhe ish-mesfushori i Torinos Ferrante. Projekti mund te marre jete ne 2013-en vit kur perfundon marreveshja e trajnerit me Celsin.

Ideja fillestare - shpjegoi Rici mik i ngushte i Ancelotit - ka te beje me ngritjen e nje universiteti futbolli ne Gane pak a shume si Koverciano ne Itali nga ku do te dalin talentet e futbollit ganez. Me pas do te filloje puna e Karletos i cili do te pergatise skuadren per kampionatin boteror te vitit 2014 ne Brazil.

2010-09-25 1343

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›