Murinjo Barca luan kunder skuadrave B
Hoze Murinjo duket se e ka kaluar muajin e mjaltit ne Spanje duke u rikthyer ne stilin e tij te zakonshem ate te sulmit ndaj rivaleve kryesore. Ne prag te ndeshjes se javes se peste kunder Levantes portugezi eshte hedhur ne sulm ndaj kundershtareve te Barcelones. Ata qe luajne kunder Barcelones hedhin ne fushe skuadren e dyte keshtu qe ndeshjet e tyre jane me te lehta deklaroi Murinjo. Nderkohe ai mbrojti Kristiano Ronaldon i akuzuar kete jave edhe nga e fejuara e Iker Kazijas Sara Karbonero se eshte nje egoist brenda dhe jashte fushes. Skuafta ime mendon gjithnje si skuader dhe punon si e tille. Ne minuten e fundit kunder Espanjolit Kristiano Ronaldo shkoi deri ne cep duke mbrojtur nje goditje kendi. Nje futbollist i tille eshte lojtar skuadre dhe jo egoist u shpreh trajneri portugez.
Ai eshte shprehur optimist per ndeshjen e se shtunes ndaj Levantes nje skuader qe vjen nga kategoria e dyte por sipas tij fitorja nuk do te jete aspak e lehte. Dua tju kujtoj Herkulesin qe ka ardhur nga kategoria e dyte dhe fitoi ndaj Barcelones Real Sociedadin qe gjithashtu ka ardhur nga kategoria e dyte dhe per pak na mori pike. Cdo ndeshje ka rendesine e vet skuadrat qe vijne nga nje kategori me poshte jane shume te veshtira sepse jane shume te organizuara deklaroi me tej Murinjo. Per ndeshjen e se shtunes Reali i Madridit nuk do te kete serish te gatshem Rikardo Kakane mbrojtesit Garai dhe Albiol si edhe mesfushoret Gago e Kanales te gjithe te demtuar.
25 Shtator 2010