E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e energjise atomike ne Gjermani

14 anetaret e Komisionit te Etikes duhet te paraqesin deri ne mes te muajit maj perfundimet e tyre. Deri atehere qeveria gjermane ka vendosur moratoriumin ndaj centraleve atomike ne Gjermani.

Ne fillim te takimit te ketij komisioni kancelarja Merkel sqaroi detyrat e tij Se pari siguria e centraleve atomike. Sy dyti si mund tia dalim qe te heqim dore sa me shpejt nga centralet atomike si mund te kalojme tek energjite e tjera ckonflikte mund te kemi dhe cdo te thote kjo per mbrojtjen e klimes dhe per importimin e energjise. Te gjitha keto do te diskutohen dhe do te vleresohen gjate diskutimeve te ketij komisioni.

Ne te bejne pjese si perkrahes edhe kundershtare te energjise atomike pra te kohes se punes se centraleve atomike si dhe studjues dhe shkencetare. Ne komision ben pjese edhe kryepeshkopi i Mynihut kardinali Reinhard Marx. Ai beri te qarte se kishat jane per te hequr dore sa me shpejt nga energjia berthamore dhe teknologjia atomike e cila mund te kete pasoja te paparashikueshme per breza te tere.

I ketij mendimi eshte edhe Klaus Tepfer ish-minister i Mjedisit dhe per nje kohe te gjate shef i Programit te OKB-se per Mjedisin dhe Klimen. Tepfer eshte njeri prej dy kryesuesve te komisionit.

Teper e rendesishme eshte qe ne te bejme gjithcka qe ne te ardhmen te mos kemi nevoje per energji atomike. Jo vetem te ne ne Gjermani por edhe ne bote. Nje vend me teknologji dhe industri kaq te zhvilluar si Gjermania duhet te deshmoje se mund tia dale edhe pa energji berthamore dhe ne kemi bere shume per ta arritur kete.

Bashkekryesuesi tjeter i komisionit kryetari i Shoqates Gjermane te Hulumtimeve Matthias Kleiner eshte kunder heqjes se nxituar dore prej energjise berthamore. Sipas tij nuk ka ndonje fitim ne rast se Gjermania heq dore prej centraleve te veta berthamore dhe importon nga jashte energji te prodhuar ne centrale atomike. Sipas tij ne llogaritjen mes shpenzimeve dhe rreziqeve duhet te merret parasysh edhe garancia per sigurimin e furnizimeve me energji. Kleiner kerkon qe te pakten nje pjese e punimeve te komisionit te transmetohen edhe ne TV ne menyre qe shtohet rezonanca ne publik.

Politikani ekologjist Jrgen Trittin mendon se ngritja e ketij komisioni eshte e tepert dhe se te nevojshme jane hapat konkrete per te hequr dore nga energjia berthamore. Ngjashtem mendon edhe sekretarja e pergjitshme e SPD-se Andrea Nahles e cila mendon se konsensi per te hequr dore nga energja berthamore ka kohe qe ekziston ne Gjermani.

Autor Bettina Marx / Pandeli Pani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›