E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dhe Hungaria - Vazhdojne mosmarreveshjet per ligjin per mediat

Parlamenti hungarez miratoi ne fillim te marsit modifikimet e ligjit per mediat dhe nje kushtetute per mediat. Keto modifikime u bene pas kritikave ndaj ketij ligji brenda dhe jashte vendit. Ndryshimet i kerkoi Komisioni i BE-se. Megjithese ndryshimet u bene Victor Orban ngul kembe se ato nuk u bene me dashje por prej presionit te BE-se.

Sekretari i shtetit per mediat Zoltan Kovacs shpreson se tani nuk do te kete me mosmarreveshje per shkeljen e normave te BE-se Teksti perfundimtar eshte perpiluar ne menyre te tille qe shmang te gjtha problemet per te cilat kishte ne janar rezerva Komisioni i BE-se.

Dhe vertet komisionerja e BE-se per mediat Neelie Koes u shpreh e kenaqur me qeverine hungareze dhe tha se komisioni nuk do te kerkoje permiresime te metejshme.

Por OSBE-ja mendon ndryshe. Sipas saj ndryshimet dhe korrigjimet e ligjit per mediat nuk mjaftojne per te garantuar lirine e shtypit. OSBE-ja kerkon ndryshime te metejshme per mbrojtjen e lirise se shtypit dhe kercenon per here te pare ne historine e saj me masa kunder nje vendi anetar te BE-se. Sipas OSBE-se ligji mund te vazhdoje te perdoret per te shtypur mendimet dhe qendrimet qe nuk i pelqejne qeverise. I ketij mendimi eshte edhe filozofja hungareze Agnes Heller. Problematik eshte sipas saj ndikimi i qeverise ndaj Komisionit per Kontrollin e Mediave me ane te te cilit mund te ndikohet ndaj raportimit ne mediat publike.

Presioni ndaj Hungarise eshte shume i rendesishem sepse behet fjale per shprehjen e lire te mendimit dhe gazetaret nuk duhet te kene frike te shprehin mendimin e tyre - kerkon ajo.

Qeveria hungareze refuzon te ndermarre korrigjime te tjera dhe thote se kerkesat e Komisionit te BE-se jane permbushur. Nderkohe kritikat po drejtohen edhe ndaj komisioneres se BE-se per mediat Neelie Koes e cila thuhet se eshte kenaqur me pak. Parlamenti i BE-se kerkon ndryshime te metejshme gjithesesi pa votat e demokristianeve.

Megjithe nderhyrjen e OSBE-se kryeministri Victor Orban me sa duket nuk ka nder mend te beje ndryshime te tjera dhe e intepreton kritiken ndaj ketij ligji si sulm ndaj popullit hungarez. Nderkohe ne Budapest vazhdojne protestat ndaj politikes se Orbanit. Kryetari i parlamentit Laszlo Kever u shpreh i gatshem per ndryshime te tjera te ligjit te mediave ne rast se nga praktika do te dale ne pah se ky ligj pengon lirine e shtypit. Pra kunder deshires se Orbanit ligji mund te rikontrollohet edhe nje here edhe pse Laszlo Kever nuk permendi ndonje plan kohor.

Autor Andreas Meyer-Feist / Pandeli Pani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›