E ardhmja e fluturimeve amerikane te hapesires

Ulja e dy amerikaneve ne Hene ne korrik te vitit 1969 ishte nje nga arritjet me frymezuese shkencore dhe teknike ne historine njerezore. Programi i hapesires se NASAs ka dhene gjithashtu rezultate te suksesshme teknologjike nga te cilat shoqeria ka perfituar ne shume menyra. Por sot si vullneti politik ashtu edhe fondet federale per te mbeshtetur kete nivel arritjeje duket se jane zbehur. Nje nga shkencetaret amerikane me te njohur te hapesires i shpjegoi korrespondentit Adam Phillips te Zerit te Amerikes arsyet perse ai mendon se kjo prirje eshte thellesisht shqetesuese.
Astrofizikani Neil deGrasse Tyson eshte nje prej mbrojtesve me te hapur te vendit per kerkimet dhe eksplorimin e hapesires. Pasioni i tij eshte i dukshem ne punen e tij. Ai eshte drejtor i Muzeut Amerikan te Qendres Rose te Historise Natyrore per Token dhe Hapesiren ne Nju Jork. Ka shkruar me dhjetra libra per kete teme duke perfshire me te fundit Space Chronicles Facing the Ultimate Frontier.
Libri perfshine cdo mendim qe kam pasur ndonjehere ne lidhje me te kaluaren te tashmen dhe te ardhmen e hapesires.
Tyson u rrit gjate viteve 1960 dhe 70. Ishte nje epoke e optimizmit te shfrenuar per eksplorimin e hapesires qe coi ne uljen ne Hene dhe programin e anijeve te hapesires. Ajo ishte gjithashtu nje epoke e financimeve bujare federale per Nasen. Por kjo epoke thote Tyson ka marre fund. Administrata Obama propozoi kohet e fundit shkurtime te thella ne buxhetin e vitit 2013 per agjencine amerikane te hapesires pothuajse nje vit pasi ajo mbylli programin e saj 30-vjecar te anijeve ne hapesire
Tani Shtetet e Bashkuara nuk kane nje anije te veten per te marre astronautet tane ne orbite. Ne duhet tu kerkojme ruseve te na marrin e te na cojne. Nese ju kerkon nje udhetim kjo nenkupton se po e bejne falas kete veprim. Por ne jemi duke udhetuar me ruset sepse po paguajne per ato vende. shte pak e turpshme mendoj.
Tyson deshiron qe buxheti i Nases te rritet ne menyre dramatike. Ai thote se vendi nuk mund te mos e kete hapesiren nje prioritet kombetar kur behet fjale per financim.
Kjo eshte nje lloj aventure qe i jep hov ekonomise sone dhe ne shekullin e 21-te risite shkencore dhe teknologjike do te percaktojne se kush ecen perpara dhe kush mbetet prapa. Ajo qe zbuluam ne Periudhen e Arte te eksplorimit te hapesires ne Amerike edhe pse ajo u nxit nga lufta ishte nje ndryshim i plote ne opinion e gjithe vendi per ate qe ishte e mundur te realizonim per te ardhmen tone .... Dhe njerezit qe sjellin te ardhmen me prane jane shkencetaret dhe teknologjite e reja.
Kjo mund te shihet thote Tyson ne shumellojshmerine e pajisjeve qe dikur dukeshin si fantashkence por qe tani jane te zakonshme. Pajisje elektronike te vogla. Kirurgjia me rreze lazer per syte e deri tek mjetet e komunikimit ne rrjet.
Por per Tyson rezultati me i vlefshem i nje programi te forcuar te hapesires eshte frymezimi qe ai mund tu siguroje te rinjve per tu bere novatoret dhe vizionaret e se ardhmes.
Eshte nje thenie nuk me kujtohet se e kujt por qe thote nese doni te mesoni dike te lundrojne nuk duhet ti mesoni se si te ndertojne nje barke. Duhet thjesht ti frymezoni per detin e hapur. Dhe eshte kjo deshire e madhe qe nxit risite sepse arritja e synimit permes dashurise dhe romances eshte ajo qe stimulon krijimtarine.
Do te duhet nje ndryshim ne mendim thote astrofizikani dhe autori Neil deGrasse Tyson per te nxitur nje rilindje te vertete ne shkencen e hapesires. Ai beson se kjo rilindje mund te rigjalleroje si ekonomine amerikane ashtu edhe shpirtin kombetar.