E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi Tadic dhe Nikolic drejt balotazhit

Ne Serbi pas zgjedhjeve te djeshme presidenciale duket se kandidati pro-evropian Boris Tadic dhe rivali i tij nacionalist Tomislav Nikolic do te shkojne ne balotazh.

Sipas Qendres per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci numerimi ende jo i plote i votave tregon se zoti Tadic i Partise Demokratike ka marre 26.7 perqind ndersa Nikolic udheheqesi i Partise Progresiste Serbe partia populiste ka marre 25.5 per qind.

Nderkohe ne zgjedhjet per parlamentin partia socialiste e themeluar nga Sllobodan Millosevici ka dale e treta. Udheheqesi i kesaj partie Ivica Dacic tha se partia e tij ka arritur rezultatin me te mire qe nga largimi i Milloshevicit nga skena politike ne vitin 2000 dhe se ai do te kerkoje postin e kryeministrit ne qeverine e ardheshme.

Ende nuk eshte e qarte se ne cmenyre zgjedhjet e djeshme do te ndikojne mbi ritmin e refomave ekonomike dhe shoqerore ne Serbi te kerkuara nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›