E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dashura Wikipedia

... emri im është Philip Roth... Kështu fillon letra që shkrimtari amerikan e ka publikuar në revistën ‘The New Yorker’, përmes së cilës kërkoi që enciklopedia e njohur online të ndryshonte një detaj të pasaktë për të.

Roth vendosi t’i drejtohet Wikipedia’s me kërkesën për fshirjen e të dhënës se, romani i tij “The Human Stain” është inspiruar nga jeta e shkrimtarit dhe kritikut të ndjerë Anatol Broyard.

“Kjo është një e dhënë që vjen nga bota e thashethemeve”, pohon Roth.

“E kuptojmë pozitën tuaj për atë se autori është autoriteti kryesor për opusin e tij, por na duhen burime shtesë”, thuhej në përgjigjen e shpejtë të Wikipedia’s.

Por, për çka bëhet fjalë këtu?

Romani “The Human Stain” është një rrëfim për profesorin Coleman Silk, jeta e të cilit shndërrohet në kaos pasi që e përdorë shprehjen “spook” (fantazmë, hije), e cila dikur përdorej si fjalë nënçmuese për zezakët.

Silk, të cilin Roth e përshkruan si pjesëtar të një familjeje zezake, por që jeton si i bardhë, ndërkohë akuzohet si racist. Këtu edhe tërhiqet paralelja me Broyard.

Në tekstin e tij të gjatë në ‘The New Yorker’, Roth sqaron se inspirim i tij për romanin ishte drama personale e mikut të tij të ndjerë, profesorit të sociologjisë në Princeton University, Melvil Tumin. Në fakt, në vitin 1985, diku nga gjysma e semestrit Tumin kishte vërejtur se dy studentë nuk vinin në ligjërata, andaj kishte filluar të interesohej për ta.

Në bisedë e sipër kishte përdorur shprehjen ‘spook’, e cila mbase s’do të ishte fare problematike po të mos bëhej fjalë për dy studentë afro-amerikanë.

Pas publikimit të letrës së Rioth, Wikipedia ndryshoi tekstin në fjalë, duke inkorporua në të debatin e fundit. Në tekstin e ndryshuar thuhet se, rrëfimi për inspirimin është marrë nga tekstet e kritikëve letrarë amerikanë. Përndryshe, teksti tash katër vjet përmban edhe vërejtjen se Ruth pohon që nuk dinte asgjë për prejardhjen e Broyard.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›