Vrasja e ambasadorit, 200 marinsa drejt Libisë, Al Kaeda marr përsipër sulmin

Vdekja e ambasadorit Christopher Stevens, u raportua nga Reuters, pas konfirmimit zyrtar nga Libia.
"Ambasadori amerikan dhe tre anëtarë të stafit mbetën të vrarë pas një sulmi me raketë. Ata po udhëtonin drejt Bengazit, pasi protestuesit sulmuan konsullatën amerikane në këtë zonë, për shkak të filmit amerikan, që ata e konsiderojnë si blasfemi ndaj Profetit Muhamed", thanë burimet.
Ndërkohë, 200 marinsa janë bërë gati për t’u nisur në Libi, në përpjekje për të përforcuar sigurinë në selitë diplomatike të Tripolit dhe Bengazit.
Lajmin e bën të ditur edicioni online i transmetuesit amerikan NBC, që citon funksionarë të administratës amerikane.
Ndërsa sipas burimeve të tjera, njësi të tjera janë nisur për në Kabul dhe Kajro, edhe këtu për të rritur sigurinë në ambasada e konsullata.
Ndërkohë, Al Kaeda ka marrë përsipër sulmin, duke deklaruar se ishte një reagim i militanteve ndaj vrasjes së Abu Al-Libi, numrit dy të organizatës. Ministria e Brendshme libiane raportoi për një sulm të armatosur dhe të shtëna armësh në konsullaten amerikane nga disa militantë.