E Diel, 1 Nëntor 2026

E dashura e Casillas: Lojtarët s'pajtohen me Mourinhon

Sara Carbonero, e dashura e Iker Casillas ka deklaruar në një intervistë se në Real Madrid plot lojtarë nuk po pajtohen me Jose Mourinhon. Gazetarja sportive spanjolle, Carbonero, tha se te Reali nuk ka ndarje në zhveshtore por se gjithsesi mospajtime.

"Te Reali plot lojtarë nuk pajtohen me Jose Mourinhon. Këtë tashmë po e dinë të gjithë gjë që nuk është diçka e mirë. Kjo gjë nuk do të ndikoj që Jose Mourinho të largohet pasi që ka ende fronte ta hapura për tituj" deklaroi Carbonero për një televizion meksikan./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›