E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megjithatë nuk po na ikin gjithë talentët!

Leart Paçarada dhe Valentin Gjokaj janë dy talentet e radhës që ka rekrutuar trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Skënder Gega, për miqësoren e 6 shkurtit ndaj Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ky i fundit për "Panorama Sport". Sipas tij, bëhet fjalë për dy mbrojtës që kanë të dhëna mjaft të mira dhe parashikohen se mund të jenë e ardhmja e sigurt e Kombëtares shqiptare.

I pari, Laert Paçarada, është i datëlindjes 8 tetor 1994 dhe është rritur në akademinë e Bajer Levekusenit. Luan si mbrojtës i majtë dhe falë talentit që ka treguar, ka rënë në sy edhe të trajnerëve të ekipeve kombëtare të Gjermanisë. Madje, Paçarada ka luajtur 6 ndeshje zyrtare me përfaqësuesen gjermane të U-16 dhe 7 me atë U-17.

Gjithsesi, lojtari ka pranuar ftesën e Shpresave të Shqipërisë dhe kërkon që në të ardhmen, nëse do të grumbullohet rregullisht, do kërkojë të luajë edhe për fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë.

Sipas asaj që tregon trajneri i Shpresave, babai i lojtarit ka shprehur haptazi gatishmërinë që nëse Shqipëria do ta vlerësojë Paçaradën si një lojtar që vlen edhe për ekipin e parë në një të ardhme të afërt, atëherë ai është i gatshëm të heqë menjëherë dorë edhe nga nënshtetësia gjermane dhe njëkohësisht edhe nga pasaporta e këtij vendi./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›