E denuara, hedh ne gjyq shtetin
RIMINI - E denuar me 25 vjet burg per vrasjen e te dashurit te saj disa vite me pare, nje 33-vjecare nga Shqiperia nuk pranon ekstradimin dhe ka hedhur ceshtjen ne gjyq. Lajmi eshte bere i ditur dje nga media italiane, sipas te cilave Artine Hyzellari ka vendosur qe te mos e pranoje ekstradimin, por te nise procesin gjyqesor. Diten e djeshme eshte dhene vendimi ne Gjykaten e Apelit ne Bolonja, i cili ka vendosur qe, 33-vjecarja shqiptare te ekstradohet ne drejtim te vendit tone. Por avokati i saj, Moreno Maresi, ka reaguar menjehere duke deklaruar se, do ta conte kete ceshtje ne Gjykaten e Kasacionit dhe deri ne ate moment klientja e tij, nuk mund te sillet ne Shqiperi, per te vuajtur denimin.
Deshmite
E arrestuara Artine Hyzellari, asnjehere nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj saj. Ne momentin e arrestimit ajo ndodhej nen shoqerine e te shoqit 55 vjecar me iniciale R. C. Burri sic i kishte thene me pas karabiniereve, nuk dinte asgje per kushtet e se shoqes. Ne momentin e arrestimit ai kishte mbetur i befasuar, ndersa ajo ishte e qete, dhe kishte thene se nuk kishte bere asgje te keqe. Te dy ishin martuar prej pak kohesh. Ndaj saj autoritetet shqiptare kishin leshuar nje urdher arrest me 18 nentor 2007 nga Gjykata e Korces. 33-vjecarja duhet te vuante denimin me burg prej 25 vitesh, pasi akuzohet per nje vrasje te kryer ne 2005. Ne gjurme te saj kishte rene Interpoli, qe kishte sinjalizuar me pas karabinieret.
Arrestimi
Ne momentin e arrestimit, ajo kishte me pak se nje muaj qe ishte martuar ne Itali, por 'muaji i mjaltit' iu eshte prishur ne mes nga nje vizite qe nuk e prisnin. Te pakten dhendri, se nusja dukej e qete ne pamje te jashtme. Prangosja u be ne 13 gusht ne Saludecio. Karabinieret e repartit te Riminit ne bashkepunim me Interpolin, arrestuan shqiptaren Artine Hyzellari e shumekerkuar, lindur ne Pogradec, me rezidence ne Itali.
Artan Cena