Merr leje nga burgu, zhduket pa lene gjurme shqiptari
BRESHIA - Nje shqiptar ka perfituar nga leja qe i ishte dhene dhe eshte arratisur nga vendi i vuajtjes se denimit. Policia italiane ka bere te ditur dje se, ka shpallur ne kerkim Karaman Cami 32 vjec, pasi nuk eshte kthyer qe te vuante dhe pjesen tjeter te denimit, prej 3 vitesh. 32-vjecari Cami, emigrant shqiptar i arrestuar per vjedhje dhe per tentative vrasjeje, eshte arratisur duke mos lene gjurme. Lajmi eshte bere i ditur nga policia e Breshias, e cila ka kerkuar ndihme per te arrestuar 32-vjecarin e larguar nga vendi i vuajtjes se denimit. Emigranti shqiptar ishte denuar me 14 vjet burg ne Shkallen e Pare, por qe me pas i eshte bere 9 vjet nga Gjykata e Apelit. Pak dite me pare kishte kerkuar leje, por me pas eshte zhdukur duke mos lene gjurme. Ne kete situate, policia ka nisur nje operacion te gjere per gjetjen e tij. Gjithashtu jane shperndare foto te tij, ne te gjitha pikat e kalimit kufitar dhe ne qytetet italiane, ne afersi te Breshias.
Cami ishte denuar tre vjet me pare, nga gjykata italiane. Ne vendimin e pare ishte denuar me 14 vjet heqje lirie, por vendimi i Apelit i kishte ulur denimin ne nente vjet, nderkohe qe per sjellje te mire dhe lehtesim te akuzave, i ishin hequr dhe tre vjet te tjera. Deri me tani ai kishte bere vetem tre vjet burg, nderkohe qe duhej te vuante dhe tre te tjera. Por pas leje se marre, ai ka preferuar te arratiset dhe te mos lere asnje gjurme.
A. Cena