E Diel, 1 Nëntor 2026

E dhimbshme/ E shtypi kamioni teksa flinte në koshin e mbeturinave, humb jetën i riu shqiptar në Britani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

Sajmir Beca, 30 vjeç, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton, ndërsa flinte brenda një kontejneri mbeturinash.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit, në rrugën Wellington.

I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Coventry, ku qëndroi për plot 20 ditë në gjendje kritike, por fatkeqësisht ndërroi jetë më 6 nëntor.

Sipas mjekes Anne Pember, shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumë organeve si pasojë e dëmtimeve të rënda në legen dhe gjymtyrët e poshtme.

Trupi i të ndjerit është kthyer pranë familjes dhe ceremonia mortore është zhvilluar.

30-vjeçari lë pas prindërit dhe një vëlla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›