E Diel, 1 Nëntor 2026

E diela nis me diell, por çfarë pritet në vijim? Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat minimale të ajrit do të variojnë nga 7 gradë në zonat malorë deri në 14 gradë në zonat e ulëta.

Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të jenë 21 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 26 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›