E ëma akuzon Eda Zarin për vjedhje

Këngëtarja Eda Zari, është akuzuar nga e ëma, Zhane Zari për falsifikim dokumentesh në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë.
Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe një dyqan 64 metra katrorë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë.
"Të gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjallë, ndërsa këstin e fundit të shtëpisë e pagoi Eda. Para 1 muaji, kur hapa dokumentet e shtëpisë, pashë që ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, që është babai i saj, i cili kishte blerë shtëpinë," ka thene zonja Zhane per "Panorama".
Më shumë sesa një rrëfim denigrues, ky është një negocim publik që një nënë e panjohur, kërkon të bëjë me vajzën e saj me famë si këngëtare xhazi, artisten 41-vjeçare Eda Zari, e cila jeton prej vitesh në Gjermani me bashkëshortin gjerman dhe dy djemtë e saj.
Kemi parë deri tani anën plot shkëlqim të medaljes, por Zhane Zari, e cila ka kontaktuar vetë me gazetën, tregon për konfliktin shumë personal me të bijën. Nuk do të dëshironte të bënte një deklaratë të tillë, që shumë nëna do e quanin gabim, aq më tepër nëse ky veprim do i prishte imazhin e shkëlqyer të vajzës artiste. Por duke u përpjekur të gjejë një avokat në Tiranë, historia nuk mbeti vetëm brenda familjes dhe tashmë ajo e sheh të arsyeshme ta bëjë vetë publike. Ajo pretendon se bija e saj i ka përvetësuar dy pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet dhe ndërprerja pas kësaj e komunikimit me të bijën e famshme.
Në anën tjetër, Eda Zari nuk ka komentuar akoma lidhur me këtë çështje. /Indeksonline/