E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet videoklipi "Penthouse"

Është publikuar videoklipi i këngës "Penthouse", realizuar nga ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, në bashkëpunim me deejay-in shqiptar, Dj Dalool.

Kënga "Penthouse" është në shitje në të gjitha shitoret digjitale në botë, ndërsa i dedikohet në veçanti tregut gjerman-folës.
Është kjo kënga e parë e edituar për një label ndërkombëtar që ka refren në gjuhën shqipe : "...a po vjen me mue".

DJ Dalool ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar fansat për blerjen në mënyra ''ligjore'', duke shkruar:
 "Top50 iTunes / Dance; Top30 Amazon. Top Top Top!! Në Gjermani për vetëm një ditë! Mahnitëse!" /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›