E Enjte, 5 Nëntor 2026

E frikshme në Itali/ Shqiptari gjendet i copëtuar në kanal, punonjësit konstatuan vetëm këmbën (Emri)

Një trup i gjetur i copëtuar në një kanal në zonën e Rovigo në Itali është identifikuar se i përket një shqiptari nga Durrësi, 72-vjeç.

72-vjeçari është Shefki Kurti nga Durrësi dhe prej vitesh jetonte në Itali.

Mediat italiane kanë publikaur detaje tronditëse në lidhje me këtë person.

Trupi i tij u gjet në kanal i copëtuar dhe i futur në një qese mbeturinash.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes ndërkohë që deri më tani dihet se shqiptari ishte pensionist dhe i martuar.

Identivikimi i kufomës u bë disa ditë pas gjetjes së copave të trupit nga punonjësiut e mirëmbajtjes së lumit.

Fillimisht ata konstatuan një këmbë më pas një krah e më tej u gjet qesja e mbeturinave me pjesët e tjera.

Hetuesit e lidhin ngjarjen me një tjetër vrasje makabre që ndodhi në Prill të këtij viti por kufoma nuk është identifikuar deri më tani.

Edhe në këtë rast trupi i coptuar u gjend në një qese të zezë mbeturinash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›