E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë në Himarë/ Reagon policia: I mituri ka ndërruar jetë në vend

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ditën e sotme.

Policia informon se fëmija ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit lundrues.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›