E fundit/ Meta paraqitet në SPAK

Paraqitet në SPAK, ish-presidenti, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për llogari të hetimeve të dosjes “CEZ-DIA”.
Skandali i CEZ-DIA i shkaktoi shtetit shqiptar nje dem financiar prej 414 milione euro.
Në vitin 2009 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë enti rregullator uli çmimin e energjisë për CEZ, në një kohë kur qytetarëve u shitej më shtrenjtë.
Për çështjen CEZ – DIA është dënuar me 11 vjt burg Kastriot Ismailaj, pronari i kpmpanise që merrej me mbledhjen e detyrimeve. në shtatorr kë këtij viti ai u lirua, i favorizuar edhe nga gjykimi i shkurtuar.
Në vitin 2015 padia u bë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë nën drejtimin e Damian Gjiknurit, i cili kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme Ridvan Boden, ish-ministër i Financave, Florion Mimën, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Rulin, ish-ministër i Ekonomisë etj dhe ish drejtorët e Berishës, për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.
Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen.