E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjithë vëmendja ndaj Arshi Pipës

Qendra e Studimeve Albanologjike organizon nesër konferencën "Arshi Pipa në letrat shqipe", ora 11.00-13.00 në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Prezantimi i temës së konferencës bëhet nga drejtorit i QSA-së, Ardian Marashi, i cili do të referohej edhe për Pipën në gjuhë të huaj dhe në përkthim. Edhe me këtë aktivitet, Marashi po dëshmon se është i nevojshëm orientimi i elitës së sotme ndaj etërve të mohuar dhe të injoruar të dijes, estetikës, filozofisë.


Akademikja Floresha Dado referon për filozofinë e jetës dhe të artit letrar të Arshi Pipës, Hektor Çiftja për disiplinat akademike dhe studimet kulturore, Çelo Hoxha për antistalinizmin koherent të Pipës;


Myftar Gjana për historinë e polemikës Kadare-Pipa, Dhurata Shehri për studimin që Pipës i ka bërë Migjenit; fjala e Agron Tufës mban titullin "Ngushëllimi me Muzat"; Hysni Ndreu bën një analizë të poemës "Kanali" kurse Behar Gjoka të kritikës së Pipës etj. Është hera e parë që mbahet një konferencë e nivelit akademik për poetin, përkthyesin dhe mendimtarin, Arshi Pipa, që gjithë jetën e kaloi në ekzil, larg Shqipërisë.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›