E Diel, 1 Nëntor 2026

E godet treni, vdes një femër në Prishtinë

Një femër ka humbur jetën dje në Prishtinë pasi që është goditur nga treni.

Policia përmes një raporti, nuk ka dhënë informacione rreth vendit ku ka ndodhur saktësisht aksidenti dhe as detaje tjera.

Krejt çka thotë policia është se, viktima femër Kosovare/Shqiptare, derisa ishte duke kaluar hekurudhën është goditur nga treni me ç’rast nga lëndimet e marra ajo ka ndërrua jetë.

Me urdhër të Prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjeksise ligjore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›