E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj bisedon gati një orë në Odën e Jasharëve

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i porsaliruar nga Tribunali i Hagës, ka qëndruar të shtunën në Prekaz, ku ka bëtë homazhe para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe ka qëndruar në Kullën e Jasharëve, ku është pritur nga Rifat Jashari. “Është nder me ardhë në Prekaz me i nderu njerëzit më të mëdhenj të kombit që janë në themel të lirisë sonë, po ashtu me u takua me trashëgimtarët e familjes, me njerëz që vazhdojnë rrugën e paraardhësve”, deklaroi Haradinaj pas bisedës gati një orëshe me burrat e Jasharëve, raporton Koha.

Lideri i AAK-së e vlerëso këtë bashkëbisedim si “heqje malli dhe reflektimi për rrugën e deritashme dhe për të freskua ndjenjat dhe bindjet për të ardhmen, që me mbetë në rrugë të drejtë, në shërbim të vendit dhe njerëzve”.

Haradinaj nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve se a është folur edhe për politikën. “Kryesisht jemi çmallur, kemi pasur një bisedë që lidhet me rrugën e lirisë, me sfidat që ka pas Kosova, çmimin e madh që ka paguar dhe jo për tema tjera”, është përgjigjur ai në fund, .

Murat Jashari ka uruar mysafirin për lirimin e tij, duke cekur se fitimi i betejës së Hagës i ka sjellë kuptim lirisë së vendit tonë dhe sakrificës që është bërë, si dhe i ka uruar Haradinajt fat në familje dhe suksese në jetën politike në Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›