E Diel, 1 Nëntor 2026

E goditën materialet e rënda teksa punonte, humb jetën qytetari në Vlorë

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, ndërsa dyshohet se është zënë poshtë nga materiale të rënda. Sipas dëshmive paraprake, viktima ndodhej në ambientet e kompanisë kur materialet kanë rënë mbi të, duke e bllokuar dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit, pasi dyshohet se ai ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ishte duke punuar në momentin kur ndodhi aksidenti. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe përgjegjësitë përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›