E hëna nis me bilanc tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur

Mëngjesi i së hënës ka nisur me rrugë të përgjakura dhe një bilanc prej 2 viktimash e 9 të plagosurish.
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir. 45-vjeçari Hysem Balla është përplasur me një kamion, të cilin e ka goditur nga pas me makinën e tij dhe ka humbur jetën në vend.
3 automjetet që vinin nga pas janë përplasur me makinën e tij dhe janë plagosur 5 pasagjerë. Drejtuesja e njërit prej tyre është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat.
Pak më parë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashmir Beca, 55 vjeç. Ai drejtonte një ‘Audi’, i cili u përplas me një ‘Benz’ ku në timon ishte një 40-vjeçar. Beca ndërroi jetë aty, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e tij janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.