Një furgon me pasagjerë është përplasur në Gumenicë, 6 persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Të plagosurit janë duke u transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të përplasjes.
Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.