E heqin nga puna i ve flaken vetes

Një 47 vjeçar i ka vënë flakën vetes pasi e kanë pushuar nga puna. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e se premtes në qytetin e Pogradecit. Personi i vetëdjegur sipas policisë, është shtetasi Gëzim Hamiti, i cili punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit. Policia e qytetit juglindor njofton se Hamiti ai është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në të njejtën kohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.